Sasia rekord e kokainës, 4 të ndaluar në Durrës. Janë emra të njohur

Kronikë e zezë

Sasia rekord e kokainës, 4 të ndaluar në Durrës. Janë emra të njohur

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 10:43
Ilustrim

Zbulohen detaje të reja lidhur me ngarkesën me kokainë të kapur mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Ora News mëson se janë ndaluar 4 persona.  

Personat e ndaluar janë emra të njohur.

Linja e tragetit ishte Kolumbi-Spanjë-itali-Shqipëri.

Kamioni ku u gjet kokaine ishte i një kompanie që  tregtonte fruta ekzotike. Bëhet fjalë për kompaninë  Arbri Garden SHPK, kompania importuese e bananeve, me magazina në Maminas. Policia po ushtron kontroll.

Mësohet se Prokurori i antimafias italiane i cili vizitoi Tiranën pak ditë më parë  ka koordinuar veprimet.

Në orën 11.00 Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit do japë një konferencë për median ne lidhje me operacionin ku u bllokua sasia rekord e kokainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat