Në magazinën e kokainës, droga u ndal në Maminas

Kronikë e zezë

Në magazinën e kokainës, droga u ndal në Maminas

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 16:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mjeti ku u transportua kontenieri me 613 kilogramë kokainë ka mbetur i bllokuar në hyrje të magazinës së kompanisë “Arbri Garden” pas ndërhyrjes policore.

Përveç policisë, askush nuk ndodhet aty. Dyshohet paraprakisht se kamioni është marrë për përdorim nga kompania “Pelikani Transport”, shoferi i të cilës u arrestua, ashtu siç edhe menaxheri i kompanisë që kishte porositur 20 tonë me banane në Kolumbi.

Kompania “Arbër Garden” është sekuestruar. Siç rezulton ajo është regjistruar në vitin 2012, me seli në Maminas dhe me objekt të punës tregtinë me artikuj të ndryshëm. Por, në fakt rezultoi se ndërsa duhet të importohej një ngarkesë me banane, së bashku me to në Shqiperi u soll edhe kokaina.

Pas itinerarit Kolumbi-Maltë-Itali-Shqipëri, kontenieri me drogë ka hyrë në Portin e Durrësit në datën 19 shkurt.

Për 18 ditë ngarkesa ka qëndruar në port, derisa këtë të hënë, menaxheri i kompanisë Donaldo Lushaj është paraqitur për të kryer zhdoganimin.

Ka qenë hetimi doganor, që bazuar në faktorët e rriskut ka njoftuar policinë për ngarkesën e dyshimtë me banane, duke sjellë më pas survejimin e automjetit me drogë, i cili nga Durrësi e ndali udhëtimin në godinën e “Arbëri Garden”.

Kjo kompani me administrator Arbër Çekaj ka deklaruar në regjistrin tregtar aktivitetin që përfshin importin dhe eksportin e artikujve të ndryshëm, agjenci transporti e turistike deri tek ndërtimi dhe montimi i impianteve dhe prodhimin e energjisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat