Bëjnë gabimin “tipik”... policia italiane kap trafikantët shqiptarë dhe 1 kg kokainë

Kronikë e zezë

Bëjnë gabimin “tipik”... policia italiane kap trafikantët shqiptarë dhe 1 kg kokainë

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 19:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një gabim i rëndomtë ka bërë që policia të kuptojë menjëherë se me dy të rinjtë shqiptarë kishte diçka që nuk shkonte.

Të rinjtë janë arrestuar për shkak të lëvizjeve të tyre të dyshimta. Ngjarja ka ndodhur në Genova të Italisë dhe shqiptarët, emri i të cilëve nuk bëhet i ditur në media, janë kapur me një sasi të madhe droge.

1kilogramë kokainë i është sekuestruar të rinjve ndërsa në lupën e policisë kanë rënë dhe mijëra eurot e fituara nga trafiku që kryenin shqiptarët. 10 mijë euro ka sekuestruar policia. Njëri prej dy të rinjve kishte pak kohë që kishte ardhur në Itali, ndërsa tjetri ishte dënuar disa herë për krime penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat