Policia e Kosovës ka arrestuar në Pejë një person të dyshuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e mashtrimit.
I njëjti sipas Policisë ka prezantuar fatura të falsifikuara të furnizimit me qëllim realizimi të pagesave në vlerë 86 mijë euro.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.