Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Kombinat, Tiranë.
Në derën e një banese është vendosur një sasi lënde shpërthyese. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, ndërsa fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shpërthimi me tritol ka ndodhur në banesën e shtetasit K. Uka. Banesa e këtij të fundit ndodhet në Rrugën e Qelqit, Kombinat.
Si pasojë e shpërthimit janë shënuar vetëm dëme materiale.