Katër të arrestuar për vrasjen në Ferizaj

Kronikë e zezë

Katër të arrestuar për vrasjen në Ferizaj

Më: 1 mars 2018 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se katër persona janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e një të riu mbrëmë në Ferizaj.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit  tre prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.  Rasti është duke u hetuar.

Sipas Policisë  i dyshuari ka qëlluar me armë zjarri në viktimën duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurës, ndërsa lëndime të lehta trupore ka pësuar edhe një person tjetër.    

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen  e viktimës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat