Policia konfiskon rreth 82 kilogramë drogë në veri

Kronikë e zezë

Policia konfiskon rreth 82 kilogramë drogë në veri

Më: 1 mars 2018 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Policia e Kosovës dje në fshatin Suhodoll të Mitrovicës në shtëpi të një serbi ka gjetur rreth 82 kilogramë drogë.

Droga është gjetur në tavanin e shtëpisë ku sipas Policisë janë gjetur dhe konfiskuar 27 pako që dyshohet se janë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, të destinuara për shitje, dhe pesha totale ka rezultuar; 81 kg. e 825 g. (afër 82 kg).

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent për veprime të tjera sipas procedurave ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat