Kërkohej nga Italia për trafik droge, policia arreston 36-vjeçarin në Skrapar

Kronikë e zezë

Kërkohej nga Italia për trafik droge, policia arreston 36-vjeçarin në Skrapar

Më: 1 mars 2018 Në ora: 09:58
Policia e shtetit

Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e djeshme nga policia e Beratit.

Bëhet fjalë për Elidon Durron, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Inerpol/Roma pasi Gjykata e Torinos Itali, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Pas arrestimit, policia bën me dije se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Berat për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikeve në DVP.Berat në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

• Elidon Durro, 36 vjeç, banues në lagjen “5 shtatori”, Çorovodë.

Shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kerkim ndërkombetar nga Inerpol/Roma pasi Gjykata e Torinos Itali, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar me nr. SIEP 36/2010 datë 14.07.2017 për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndeve narkotike”, parashikuar nga nenin 372, 81 dhe ligjit nr 309/1990 të Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesorë Berat për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat