Eksplozivi në derën e shtëpisë në Kombinat, flasin fqinjët e familjes Uka

Kronikë e zezë

Eksplozivi në derën e shtëpisë në Kombinat, flasin fqinjët e familjes Uka

Më: 1 mars 2018 Në ora: 11:00
ilustrim

Të tjera detaje të reja nga shpërthimi sot në Kombinat.

Mësohet se nga ky shpërthim janë dëmtuar së paku 4 banesa pranë. Fqinjët e banesës ku u vendos 300 gram eksploziv në një dalje për mediat thanë se ngjarja ndodhi rreth orës 1:40 të mëngjesit të sotëm e ndërsa theksuan se nga shpërthimi janë dëmtuar banesat e tyre. “Na janë dëmtuar banesat. Familja Uka janë njerëz të mirë, nuk dimë të kenë konflikte me ndonjë njeri”, kanë deklaruar fqinjët.  Nga shperthimi per fat nuk mesohet te kete persona te lenduar, vetem deme te shumta materiale. Policia ka nisir hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes, shkruan panorama.

Informacioni nga policia

Më datë 01.03.2018, rreth orës 01:40, në rrugën ” Shaban Bardhoshi ” jashtë murit rrethues të banesës së shtetasit K.U., ka patur një shpërthim.

Nga shpërthimi ku dyshohet lëndë plasëse nuk ka dëme në njerëz e as dëme materiale.
Dyshohet se mund të jetë vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse artizanale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autoreve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat