Kokaina në Durrës, zbardhen dëshmitë e të arrestuarve: Dikush në Kolumbi…

Kronikë e zezë

Kokaina në Durrës, zbardhen dëshmitë e të arrestuarve: Dikush në Kolumbi…

Më: 1 mars 2018 Në ora: 12:03
Ilustrim

Zbulohen te tjera detaje pas operacionit te djeshem ne Durres qe u funalizuar me sekuestrimin e 613 kg kokaine. Ne pranga, u vune 25-vjeçarët, Armando Pezaku nga Durrësi, shofer dhe Donaldo Lushaj nga Tropoja e banues në Tiranë, menaxher i shoqërisë, shkruan “Panorama”.

“Shofer kamioni, u çoj miell partizanëve”, ky ishte përshkrimi që bënte për veten në profilin e tij në “Facebook”, shoferi i kamionit me targë DR 3819, Armando Pezaku. Ai u arrestua bashkë me menaxherin Donaldo Lushaj, në momentin që kishin parkuar kamionin me banane e drogë, në ambientet e kompanisë “Arbri Garden”, në Maminas.

Në momentin e parë kur janë ndaluar nga forcat e Policisë, të dy 25-vjeçarët nuk kanë bërë rezistencë dhe as nuk kanë folur në lidhje me ngjarjen, duke qëndruar indiferentë ndaj akuzave të ngritura ndaj tyre.

Madje më vonë, gjatë deklarimeve që u janë marrë në Polici, dy të rinjtë kanë pohuar se nuk kishin dijeni se në kontenier kishte drogë. Sipas tyre, nuk e kishin parë se çfarë kishte brenda, pasi ende nuk ishte hapur ngarkesa, që në dijeninë e tyre ishte vetëm banane.

DESHMITE 

Të dy personat e arrestuar si trafikantë të dyshuar të sasisë rekord të kokainës, kanë deklaruar se nuk kishin dijeni që në kontenier kishte drogë.

Sipas tyre, ata ishin informuar se me kamion do të transportonin një ngarkesë me banane, ashtu sikurse ishin lajmëruar nga punëdhënësi i tyre. Madje, ata shkojnë edhe më tej, duke aluduar se kokaina mund të jetë futur gabimisht në kontenierin e tyre.

“Mund të jetë ndonjë ngatërresë. Dikush në Kolumbi mund të ketë futur gabimisht kokainë në kontenierin që do të vinte këtu me banane. Ne nuk kemi asnjë dijeni për këtë ngarkesë”, kanë deklaruar në Polici dy të arrestuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat