Tentuan të vrisnin një person, arrestohet pas disa ditësh i riu nga Kruja

Kronikë e zezë

Tentuan të vrisnin një person, arrestohet pas disa ditësh i riu nga Kruja

Më: 2 mars 2018 Në ora: 10:00
Ilustrim

Policia e Krujës ka vene ne pranga njerin nga autoret e dyshuar te nje tentative vrasje qe ka ndodhur pak dite me pare ne Kruje.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë pas një pune hetimore intensive kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:

• Mariglen Caca 19 vjeç, banues në Krujë.

Shtetasi i mësipërm, më datë 22.02.2018 në Fushë- Krujë, në bashkëpunim me shtetasit F.C.30 vjeç, S.C.25 vjeç dhe L.C. 47 vjeç, pas një konflikti çasti dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A.P. 29 vjeç, banues në Krujë.

Policia vijon punën për kapjen e shtetasve F.C. S.C dhe L.C. të cilët janë shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 76-25-22 dhe 278/2 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat