Në lokalet për masazh ushtrohej prostitucion, pesë persona në pranga

Kronikë e zezë

Në lokalet për masazh ushtrohej prostitucion, pesë persona në pranga

Më: 2 mars 2018 Në ora: 12:53
Ilustrim

Në fshatin Vitomiricë të Pejës, është zhvilluar operacioni policor nën dyshimin e konsumimit të veprave penale: Mundësim ose Detyrim në Prostitucion” dhe ,,Ofrimi Lokaleve për Prostitucion”.

Në një lokal që shfrytëzohej për masazh, dyshohet se shfrytëzohej edhe për veprimtari të kundërligjshme. Nga aty janë arrestuar katër të dyshuar:

A.G( 1991), A.G( 1984), V.T ( 1992)   dhe F.D. (2001)          ,

Dy të dyshuarit e parë (dy meshkujt), me vendim të prokurorit kompetent, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Nga vendi i ngjarjes janë marrë dëshmi relevante rreth kryerjes së kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Me vendim të zyrtarëve kompetent, lokali ku zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme është mbyllur.

Në operacionin tjetër të zhvilluar në fshatin Hajvali të Prishtinës, në bashkëpunim edhe me inspektor të ATK-së  dhe zyrtarë kompetent komunal, në një lokal që shfrytëzohej për masazh është arrestuar i dyshuari: F.Rr. ( 1990).

Për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se ka trafikuar dy viktimat femra kosovare, shqiptare, me qellim të shfrytëzimit për punë të detyruar dhe shërbime seksuale.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë .

Dy viktimave u është ofruar strehim dhe trajtim  sipas procedurave standarde për viktimat e trafikimit. Nga vendi i ngjarjes janë marrë dëshmi relevante rreth kryerjes së kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat