I dënuar për vrasje në Greqi, kapet i shumëkërkuari nga Lushnja - Bota Sot
I dënuar për vrasje në Greqi, kapet i shumëkërkuari nga Lushnja

Kronikë e zezë

I dënuar për vrasje në Greqi, kapet i shumëkërkuari nga Lushnja

Më: 3 mars 2018 Në ora: 10:51
Policia e shtetit

Një 43-vjeçar nga Lushnja është vënë në pranga ditën e djeshme nga policia, pasi ishte dënuar nga gjykatat greke me dënim të përjetshëm për disa vepra penale, mes tyre edhe vrasje me dashje.

Bëhet fjalë për Altin Dhamon, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Përbërë e Betuar Trikalon, për veprat penale "Vrasje me dashje", Vjedhje me dhunë" e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë,  "Vjedhje  e kryer në bashkepunim",  "Armbajtje pa leje".

Arrestimi i tij, erdhi pas vendimit të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje që ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje e cila ka caktuar masën e sigurisë "Arrest  me burg" për Dhamon, për llogari të Greqisë.

Pas arrestimit të tij, policia ka sqaruar se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat