Sulmon policin

Kronikë e zezë

Sulmon policin

Më: 3 mars 2018 Në ora: 15:12
Ilustrim

Një polic është sulmuar nga një i dyshuar në Prishtinë, i cili fillimisht ka bllokuar rrugën me veturë.

Sipas Policisë, gjatë realizimit të detyrave zyrtare, dy zyrtarë policor janë marrë me të dyshuarin, i cili përveç pengimit/bllokimit të rrugës me veturën Peugeot me targa vendore që drejtonte në trafik nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor në detyrë, dhe po ashtu i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor gjatë përpjekjeve për të realizuar detyrën.

Sipas Policisë, është njoftuar prokurori kompetent lidhur me rastin, i dyshuari është shoqëruar në stacion sipas procedurave dhe në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar, pastaj me urdhër verbal të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat