Gjatë kësaj jave ndodhën 101 aksidente trafiku

Kronikë e zezë

Gjatë kësaj jave ndodhën 101 aksidente trafiku

Më: 3 mars 2018 Në ora: 20:50
Ilustrim: Aksidenti

Kjo javë e dimrit në Kosovë ka qenë e rëndë për vozitësit dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik.

Gjatë kësaj jave tipike dimërore me të reshura bore në Kosovë ndodhën 101 aksidente trafiku.

Në polici thonë se nuk kishte asnjë viktimë.

Në Ministrinë e Infrastrukturës thonë se janë bërë përpjekje që në rrugët e Kosovës edhe në kushte dimërore rrugët të jenë sa më përshtatshme për automjetet dhe kësisoj të evitohen sa më shumë pasojat në trafik.

Në muajin janar të këtij viti janë regjistruar 1278 aksidente trafiku në të cilat kanë humbur jetën gjashtë persona. Tregojnë të dhënat e policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat