Vrasja e adoleshentit, babai i të dyshuarit tregon historinë e dhimbshme - Bota Sot
Vrasja e adoleshentit, babai i të dyshuarit tregon historinë e dhimbshme

Kronikë e zezë

Vrasja e adoleshentit, babai i të dyshuarit tregon historinë e dhimbshme

Më: 4 mars 2018 Në ora: 06:22
Viktima

Pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Durrës ku një 16-vjeçar u vra me thikë nga një adoleshent, ka reaguar edhe babai i autorit.Artur Lala, babai i Devi Lalës nuk i ka përmbajtur dot lotët në një intervistë të dhënë për ReportTV. ViktimaLala zbardh edhe bisedën e bërë me djalin në ambjentet e policisë.

 “E takova djalin, ishte i trembur, i thash ku e gjete thikën, më tha kam tre ditë që e kam blerë. Por unë nuk besoj se e ka blerë. Nuk i kam parë ndonjëherë thikë, me thikë me vete nuk ka qenë, mos ia kanë dhënë shokët”, thotë ai.

Llala tregon se u njoftua nga fqinjët për atë që kishte ndodhur. “U njoftova nga komshinjtë dhe u shkova. Kam qenë në punë dhe nuk e di ngjarjen”. 

Artur Lala i shpreh ngushëllimet familjes së viktimës, ndërsa shton se kërkesa e tij për t’u pajtuar me ta është refuzuar.

“Nuk njihem me familjen tjetër. I shpreh ngushëllime familjes, u prehtë në paqe. Kam tentuar shumë herë, me shumë njerëz, por njëherë për njëherë ata janë në ditë zie dhe normal që nuk pranojnë”. 

I përlotur Artir Lala rrëfen edhe një ngjarje të rëndë në familjen e tij, ku disa vite më parë ka humbur djalin 17-vjeçar. "Para tre vitesh na ka ndodhur një ngjarje, më ka rënë çuni nga çatia e shtëpisë...Tani më keq më vjen për viktimën që morën ne, sesa për djalin tim", tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat