I riu me Benz ‘fluturon’ në autostradë, me 212 km në mes të natës - Bota Sot
I riu me Benz ‘fluturon’ në autostradë, me 212 km në mes të natës

Kronikë e zezë

I riu me Benz ‘fluturon’ në autostradë, me 212 km në mes të natës

Më: 4 mars 2018 Në ora: 10:34
Ilustrim

Policia Rrugore e Tiranës  vijon gjobitjen, ndalimet dhe arrestimet e drejtuesve të makinave që shkelin rregullat e qarkullimit. Mbrëmë është regjistruar duke lëvizur me shpejtësi mbi 200 km/h një i ri në autostradë, i cili është arrestuar.

“Në një trafik me kaq shumë lëvizje, në kushte të lagështirës në rrugë dhe shumë faktorëve të tjerë dhe të guxosh të qarkullosh me shpejtësi 212 km/orë, kjo është vetëvrasje, për drejtuesin e mjetit, por edhe rrezik i madh për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Dëshmitarja tregon tmerrin: Aguri thirri për ndihmë “janë futur hajdutët te Gëzimi, hajdeni çuna”...

Pavarësisht se 24 vjeçari H.N, nga Tirana drejtonte një automjet Benz 320, kjo nuk do të thotë se makina luksoze duhet të fluturojë, e të rrezikojë jetën e përdoruesve të rrugës.

Qarkulloni duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, që të gjithë së bashku, policë rrugorë, drejtues mjetesh e këmbësorë të kontribuojmë që të rritet siguria e jetës në rrugë” thotë policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat