Vdiq gjatë grabitjes, zbulohet posti që mbante në PD e Fierit Aguri - Bota Sot
Vdiq gjatë grabitjes, zbulohet posti që mbante në PD e Fierit Aguri

Kronikë e zezë

Vdiq gjatë grabitjes, zbulohet posti që mbante në PD e Fierit Aguri

Më: 4 mars 2018 Në ora: 12:41
Ilustrim

Qindra qytetarë të Fierit kanë përcjellë te shtunën në banesën e fundit 54-vjeçarin Agur Vrenozi. Ai ndërroi jetë si pasojë e plumbit që mori në kokë, teksa tentoi t’i vinte në ndihmë pronarit të një Exchange, që po grabitej nga dy persona të armatosur.

Vrenozi, me profesion inxhinier mjedisi, mori një karrige dhe goditi njërin nga autorët, por pas kësaj ai u qëllua me armë zjarri.

Akti i 54- vjeçarit është konsideruar si heroik nga qindra qytetarë, të cilët morën pjesë dje në ceremoninë mortore si një formë për ta nderuar dhe respektuar atë për të fundit herë.

Sakaq, kryetari i PD, Luan Baçi, njofton se këshilltaret demokratë të Bashkise Fier ia kane propozuar Keshillit Bashkiak dhenien e titullit Qytetar Nderi per Agur Vrenozin.

“Ai humbi jeten duke mbrojtur biznesin e nje bashkeqytetari nga grabitja. Agur Vrenozi ishte kryetar seksioni i PD ne Fier. Kryetari i PD Fier Luan Baçi do t’i kerkoje Kuvendit te mbaje nje minute heshtje ne nder te aktit heroik te Agur Vrenozit”, thuhet ne njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat