Dy vjedhje në Prishtinë

Kronikë e zezë

Dy vjedhje në Prishtinë

Më: 5 mars 2018 Në ora: 11:04
Polica e Kosovës

Në rrugën “Bajram Bahtiri”, Prishtinë, të shtunën është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar.

Arrestimi është bërë, pasi që i njëjti së bashku edhe me një të dyshuar tjetër. i cili gjendet në arrati, nga kamioni i viktimës mashkull K/Shqiptar kanë vjedhur dy bateri në vlerë 300 €. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, transmeton Koha.net.

Një ditë më pas, në Prishtinë, në rrugën “Dëshmorët e Kombit janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, njofton Polica e Kosovës.

Të njëjtit kanë depërtuar me forcë në lokalin e ankuesit mashkull K/Shqiptar dhe kanë vjedhur arkën me 100€ para. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat