Kokaina rekord/ Si tentoi të shmangte kontrollin e kontenierit në Durrës agjenti i Arbri-Darden

Kronikë e zezë

Kokaina rekord/ Si tentoi të shmangte kontrollin e kontenierit në Durrës agjenti i Arbri-Darden

Më: 6 mars 2018 Në ora: 13:38
Kokaina

Prokuroria e Krimeve te Renda ka derguar nje leterporosi drejt Prokurorise se Livornos ne Itali, per kontrollin qe eshte ushtruar ne kete port ne kontenierin qe pervec ngarkeses me banane, kishte te fshehur ne nje dysheme te dyfishte, kokainen rekord me vlere 180 mije euro.

Agjenti doganor i kompanise qe porosiste banane nga Kolumbia, Arbri Garden, eshte paraqitur ne portin e Durresit me dokument nga dogana italiane se kontenieri sipas tij ishte kontrolluar ne Livorno dhe kerkonte te shmangte kontrollin ne Durres, i thane burimet “Panorama”.

Mirepo Krimet e Renda dyshojne se dokumenti doganor i kontrollit mund te jete i falsifikuar.

Ndaj prokuroria ka cuar leterporosine per te sqaruar nese eshte kontrolluar vertete ose jo kontenieri ne portin e Livornos dhe cfare procedurash jane ndjekur me tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat