Hesapet e borxheve i qërojnë me grushte

Kronikë e zezë

Hesapet e borxheve i qërojnë me grushte

Nga: B.S Më: 7 mars 2018 Në ora: 10:27

Në mesditën e së martës Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin nga Gjilani pasi i njëjti kishte sulmuar viktimën duke i shkaktuar atij lëndime të rënda trupore.

Mësohet se epilogu tragjik kishte filluar pas grindjes së një borxhi. Zyrtaret për informim në Policinë e Kosoves, kanë konfirmuar se ngjarja ka ndodhur në Gjilan në rrugën “ Nëna Terezë” rreth orës 16: 50 , me ç ‘rast gjatë konfiskimit të veturës së viktimës PK ka konfiskuar rreth 2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe rreth 4 gramë substancë e dyshuar narkotike marihuana.

Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa i dyshuari (sulmuesi) me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat