Në disa pjesë të Kosovës nga orët e para të mëngjesit mjegulla ka mbuluar rrugët.
Kështu, në Besi të Prishtinës nga mjegulla janë përfshirë në aksident disa automjete.
Një lexues ka dërguar foto ku shihet një kombi që shpërndan bukë, dy vetura dhe një autobus që janë ndalur në mes të rrugës.
Kujtojmë se në këtë fshat ka ndodhur edhe një aksident tjetër, ku një veturë ka dal nga rruga dhe është rrokullisur.