Dy vëllezërit nga Malisheva u vranë nga hajnat – kështu ndodhi vrasja makabre në Plloqicë

Kronikë e zezë

Dy vëllezërit nga Malisheva u vranë nga hajnat – kështu ndodhi vrasja makabre në Plloqicë

Më: 9 mars 2018 Në ora: 08:50
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Në fshatin Plloqicë të Malishevës u vranë dy vëllezër në orët e para të ditës së premte.

KK ka mësuar detajet e vrasjes së Sh.M., i lindur me 1973 dhe B,M., i lindur me 1984.

Dy vëllezërit ishin duke qëndruar në shtëpinë e tyre bashkë me tre kushërinjtë derisa në ndejë e sipër kishin dëgjuar zhurma jashtë shtëpisë.

Ata të dy, bashkë me tre kushërinjtë, kishin dalur jashtë për të parë se çfarë po ndodhte, derisa kanë hasur në dy hajdutët.

Që të pestë – dy viktimat dhe tre kushërinjtë – u ishin vënë pas hajdutëve.

Në ndjekje e sipër në terrin e orës 01:00 pas mesnate ishin dëgjuar të shtëna.

Plumbat plagosën rëndë dy vëllezërit – njëri prej tyre anëtarë i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Të plagosurit fillimisht u dërguar në QKMF-Malishevë ku u konstatua vdekja e njërit nga viktimat, ndërsa viktima e dytë ndërroi jetë gjatë rrugës për në QKUK.

Për  media ka folur babai i viktimave.

I shokuar nga tragjedia e ndodhur vetëm pak orë më parë ai ka arritur të japë vetëm një deklaratë të shkurtër.

I është dukur e pakuptimtë që hajdutët kishin mësyer shtëpinë e tyre për të vjedhur, pasi siç thotë ai, ata s’është se kanë pasuri.

“Ndoshta kanë ardhur për t’i vjedhur dy lopët”, ka thënë shkurt ai.

Image

Detaje të reja, vriten dy vëllezër në Malishevë, njëri ishte pjesëtar i FSK-së

Policia rajonale e Gjakovës ka dhënë detaje për vrasjen që ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në fshatin Plloqicë të Malishevës.

Sipas policisë, nga gjuajtja me armë zjarri kanë mbetur të vdekur dy persona, derisa shkaqet nuk dihen akoma.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Me datë 09.03.2018 në ora 01:10 stacioni policor në Malishevë ka marr informatë për një rast plagosje me armë zjarri në fshatin Plloqicë.

Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se dy  persona (vëllezër)  në rrethana ende të pasqaruara janë plagosur me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tyre.

Të plagosurit fillimisht janë dërguar në QKMF-Malishevë ku është konstatuar vdekja e njërit nga viktimat ndërsa viktima e dytë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në QKUK.

Viktima janë:

Sh.M,     kosovar/ shqiptar,       lindur me 1973

B,M,       kosovar/ shqiptar,       lindur me 1984

Të gjitha njësitë relevante policore përfshirë edhe prokurorin e shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme policore për identifikimin dhe arrestimin e kryesve të mundshëm të  veprës penale.

Lidhur me motivet e mundshme të këtij akti kriminal deri më tani ato janë të panjohura.

Vriten dy vëllezër në Malishevë, njëri ishte pjesëtar i FSK-së

Në fshatin Plloqicë të Malishevës, rreth orës 1 pas mesnatës, kanë ndodhur disa të shtëna me armë, nga të cilat dy persona mbetën të vrarë. Media merr vesh se ishin vëllezër dhe njëri nga ta ishte pjesëtar i FSK’së.

Njëri nga vëllezërit ka ndërruar jetë derisa është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Malishevë, ndërsa tjetri ka ndërruar jetë në QKUK.

Arsyet e vrasjes së dyfishtë ende nuk dihen, mirëpo media ka kuptuar nga burimet se emrat e vëllezërve të vrarë janë Shani Maloku, 44-vjeçar dhe Bahri Maloku, 33-vjeçar.

Burime të medias bëjnë të ditur se njëri nga viktimat ishte pjesëtar i FSK’së.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj.

“Po, ka ndodhur një vrasje në orën 01:10. Të gjitha patrullat janë aty dhe të gjitha njesitet po punojnë për rastin”, ka thënë Podrimaj.

Vriten dy persona në Malishevë

Në fshatin Plloqicë, pas mesnatës janë qëlluar me armë zjarri 2 persona, të cilët më vonë vdiqën nga plagët.

Media merr vesh nga burimet për këtë vrasje.

Policia e Kosovës në këto momente janë të pa qasshëm për konfirmim të lajmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat