Krimi makabër në Fier, 36 vjeçari u vra me çekiç nga shoku i vet, arrestohet autori

Kronikë e zezë

Krimi makabër në Fier, 36 vjeçari u vra me çekiç nga shoku i vet, arrestohet autori

Më: 9 mars 2018 Në ora: 09:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zbardhet vrasja e 36 vjeçarit nga Fieri, arrestohet autori.

Krimet e Rënda, policia e Fierit dhe gjykata e rrethit zbardhin vrasjen e shtetasit Kreshnik Beqiraj, 36 vjeç, banues në Fier.

Albert Zekaj, 32 vjeç,  banues në Kalldrun, Bashkia Koplik, Malësi e Madhe është arrestuar si autor i ngjarjes.

Sipas policisë ky shtetas ka qenë shok me viktimën K.B., ku janë njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qira në qytetin e Fierit.

“Më datë 22.06.2017 rreth orës 23:00 ky shtetas dyshohet se e ka vrarë ne sende te forta dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.

Ne vijim të hetimeve dhe informacioneve operative u arrit të identifikohej autori dhe u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Image
Kreshnik Beqiraj

Pas marrjes në pyetje ai  pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet.

Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëve, në muajin Janar 2018 Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer”, njofton policia.

Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit, një çekiç me të cilin autori ka kryer krimin dhe mbetje të trupit të cilat u dërguan pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vrasje me dashje“.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat