Vetura godet motoçikletën, një i vdekur në Zhegër të Gjilanit

Kronikë e zezë

Vetura godet motoçikletën, një i vdekur në Zhegër të Gjilanit

Më: 9 mars 2018 Në ora: 13:44
Ilustrim

Në fshatin Zhegër të Gjilanit gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksident trafiku ku si pasojë i vdekur ka mbetur një person, ndërsa dy të tjerë janë lënduar.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i dyshuari mashkull i nacionalitetit shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën ka goditur një motoçikletë, të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, ka goditur motoçikletën  të cilën ishte duke drejtuar viktima mashkull  K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime ka pësuar pasagjeri në motoçikletë dhe i dyshuari, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor, përcjell KosovaPress.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat