Shqiptari nga Shqipëria gjendet i vdekur në një kanal vaditës në Itali

Kronikë e zezë

Shqiptari nga Shqipëria gjendet i vdekur në një kanal vaditës në Itali

Më: 9 mars 2018 Në ora: 18:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 36 vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur mbrëmjen e djeshme në Itali.

Bëhet fjalë për Edmond Prekën, i cili është gjetur i pajetë në një kanal vaditës pranë lumit Vera në Paganicë të Italisë.

Deri tani nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërsa hetuesit kanë ngritur dyshime të forta se ai mund të jetë vrarë, pasi kanali që u gjet nuk është më shumë se një metër.

Zbulimi i trupit të pajetë të shqiptari erdhi pas denoncimit që partnerja e tij kishte bërë në polici.

Do të jetë autopsi, e cila pritet të dalë ditën e nesërme që do të përcaktojë shkaqet e vërteta të vdekjes së tij.

Mediat italiane raportojnë se 36-vjeçar njihet si një person i ndershëm dhe nuk ka pasur konflikte me njëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat