Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përmes zëdhënëses Lirie Beqiraj, ka bërë të ditur se në fshatin Skivjan të Gjakovës, është vetëvrarë personi me inicialet V. N.
Sipas njoftimit të zëdhenëses Beqiraj thuhet: "Me datë, 09.03.2018 në ora 10:30 stacioni policor në Gjakovë ka marr informatë për një rast gjuajtje me armë zjarri në rrugën "Bajram Curri” në Gjakovë.
Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka mësuar se personi V.N rreth 45 vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri, tipit pistoletë.
Policia në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit, po merr masat e nevojshme hetimore lidhur me rastin".