“Ik se do të kapin”, kush e spiunoi oficerin Adriatik Bakiasi, zbulohet lidhja familjare e…

Kronikë e zezë

“Ik se do të kapin”, kush e spiunoi oficerin Adriatik Bakiasi, zbulohet lidhja familjare e…

Më: 20 mars 2018 Në ora: 17:19
Ilustrim

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën “arrest me burg” për Adriatik Bakiasin, oficerin e policisë së arrestuar një ditë më parë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, nën dyshimin se dekonspiroi mega-operacionin e koduar “One if-by land”, që çoi në goditjen e 7 grupeve kriminale që nëpërmjet pasaportave false çonin klandestinë shqiptarë në SHBA, Kanada dhe Angli. Në lidhje me këtë rast, gazetarja Klodiana Lala raporton të dhëna të reja për “BalkanWeb”. Sipas saj, emri i Bakiasit ka dalë në skenë pasi u arrestua një person që kishte shkuar për të lajmëruar shtetasin Fuat Zaimi, 51-vjeçarin e lindur në Skrapar, me banim në Tiranë, i arrestuar gjatë operacionit të së shtunës. Që prej të premtes në darkë, skuadrat operacionale kishin marrë nën vëzhgim banesat e shtetasve për të cilët u dha masa arrest me burg në mungesë. Por gjatë kohës që ata vëzhgonin banesën e shtetasit Fuat Zaimi, vërejnë se aty shkon një person (emri i të cilit nuk bëhet i ditur) dhe i thotë: “Ik se do të kapin”.

Në momentin që Fuati tenton të largohet nga banesa, forcat operacionale ndërhyjnë dhe e arrestojnë bashkë me personin që e lajmëroi. Pasi u shoqëruan në polici, ishte pikërisht lajmësi i Fuatit ai që tha se e kishte dërguar oficeri Adriatik Babasi për ta lajmëruar. Nga verifikimet e kryera del se ky person ka edhe një person të afërt, familjar të tijin në skuadrën operacionale, prandaj edhe po bëhen verifikime të tjera nga SHCB-ja për përfshirjen apo jo të shtetasve të tjerë në dekonspirim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat