Polica e Kosovës ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë pasi është rrokullisur me traktor në Kamenicë.
"Viktima mashkull K/Shqiptar deri sa kishte qenë duke drejtuar traktorin e tij, është rrokullisur dhe si pasojë i njëjti kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse. Ekipi mjekësor ka dal në vend të ngjarjes dhe ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete", thuhet në raportin e Policisë.
Ndryshe, me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.