Arrestohen dy persona, u gjenden katër qese marihuanë afër shkollës

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona, u gjenden katër qese marihuanë afër shkollës

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dje pasdite dy persona afër shkollës së mesme “Jeta e Re” në Suharekë pasi që u kishte gjetur në posedim qese me marihuanë.

Kjo u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, e të publikuar sot.

“Te njëri i dyshuar kanë konfiskuar tri qese me substancë te dyshuar te llojit marihuanë me peshë 542.69 gr. ndërsa te i dyshuari i dytë është konfiskuar një qese me substancë te dyshuar narkotike marihuanë me peshë 16.87 gr. Pesha e përgjithshme e sasisë së dyshuar për narkotik te llojit marihuanë e konfiskuar është559.56 gram. Me urdhër te prokurorit, të dyshuarit  dërgohen ne mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat