E rëndë: Pesë të vdekur në një aksident në Suharekë, tre nga ta fëmijë

Kronikë e zezë

E rëndë: Pesë të vdekur në një aksident në Suharekë, tre nga ta fëmijë

Nga: P.R Më: 8 korrik 2018 Në ora: 14:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Pesë persona, prej tyre dy të rritur dhe tre fëmijë kanë humbur jetën në një aksident të tmerrshëm që ka ndodhur në magjistralen Suharekë – Duhël, në fshatin Biraçë të Suharekës.

 Sipas informatave të para, pesë të vdekurit ishin një familje, prindërit dhe tre fëmijët e tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.

Ai përmes një postimi në facebook, ka shkruar për detajet e këtij aksidenti.

“Aksident i rende komunikacioni ne Biraqe te Suharekes Rreth ores 13:21 minuta ne magjistralen Suhareke Duhel ka ndodhur nje aksident i tmerrshem komunikacioni me c'rast kane humbur jeten pese persona: dy te rritur dhe tre femije. Vdekjet jane konfirmuar nga emergjenca e cila ka dale ne vendin e ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur ne mes te nje automjeti te llojit BMË dhe nje autobusi, Per informata shtese do te njoftoheni me kohe”, ka shkruar Berisha në facebook, përcjellë “Bota sot”.

Image

Po ashtu, vdekjet janë konfirmuar nga emergjenca.

Familja pesë anëtarëshe që u shua sot në aksidentin në Biraqë të Suharekës kishte prejardhje nga fshati Sopi, me banim në Zvicër. Media mëson se bëhet fjalë për kryefamiljarin J.S, 32 vjeçar, këto informata janë konfirmuar nga një familjar i viktimës.

Image
Familja Sadikaj

Kujtojmë se Zona e Biraqit është në dalje të Suharekës në drejtim të Prishtinës. Kjo rrugë është përcjellë edhe më parë me aksidente pasi rruga ka kthesa të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat