Konfiskohen 50 kilogram marihuanë në Strumicë, paditen tre persona

Kronikë e zezë

Konfiskohen 50 kilogram marihuanë në Strumicë, paditen tre persona

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 12:55
Ilustrim

Policia e Maqedonisë dje në mëngjes në rrugën Strumicë-fshati Dorashinci, ka konfiskuar rreth 50 kilogram marihuanë.

Për këtë rast nga policia thonë se kanë paditur D.T (33) nga fshati Vlladevci, K.K (26) nga fshati Selempli, si dhe një person të panjohur, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “prodhim të paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”.

Zëdhënësja e SPB Strumicë Hrizantema Rendevska, tha se pas informatave të marra dhe aktiviteteve të koordinuara, zyrtarët policorë kanë marrë masa për zbardhjen e rastit.

Ajo shtoi se policia është duke marrë masa edhe për arrestimin e të dyshuarit të parë K.K, si dhe identifikimin e personi të panjohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat