"Pizza Porosi” shkatërron grupin kokainës në Tiranë

Kronikë e zezë

"Pizza Porosi” shkatërron grupin kokainës në Tiranë

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 09:42
Operacioni u zhvillua gjatë ditës së djeshme, e mërkurë, ku gjatë tij u arrestuan Gersi Çeça, 28 vjeç, Renaldo Dalipi, 25 vjeç dhe Albian Avdo, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Një operacion i policisë së Tiranës, i koduar “Pizza Porosi”, ka shkatërruar një grup që merrej me shpërndarjen e kokainës, duke vënë në pranga tre persona.

Operacioni u zhvillua gjatë ditës së djeshme, e mërkurë, ku gjatë tij u arrestuan Gersi Çeça, 28 vjeç, Renaldo Dalipi, 25 vjeç dhe Albian Avdo, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Për tre të rinjtë, policia kishte informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të Tiranës.

Të dyshuarit për të shmangur kontrollet e policisë shpërndarjen e lëndës narkotike e kryenin me motorin e picerisë ku punonin.

Renaldo Dalipi gjatë ditës së djeshme është konstatuar duke lëvizur në rrugën “Gani Domi” me mjetin tip “Audi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e policisë i është gjetur një qese me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Gjithashtu është ushtruar kontroll në picerinë ku të tre të rinjtë punonin ku dhe u bë ndalimi i dy bashkëpunëtorëve të tjerë Gersi Çeça dhe Albian Avdo.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 200 gramë kokainë, një makinë “Audi”, motori i picerisë, tre aparate celular dhe fishekë.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municioneve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat