Aksident i rëndë në Shkup, lëndohet një këmbësor

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Shkup, lëndohet një këmbësor

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 11:21
Ilustrim

Një këmbësor ka marrë lëndime të rënda nga një aksident komunikacioni që ndodhi dje në udhëkryqin mes bulevardit “Aradhat Partizane” dhe “Klimenti i Ohrit” në Shkup, njofton Plusinfo.

Sipas dëshmitarëve, këmbësori ka qenë duke qëndruar në rrugë për të kaluar korsinë dhe papritur është goditur nga dy makina dhe më pas është përplasur për shtyllë elektrike.

Sipas informacioneve jozyrtare, në aksident kanë marrë pjesë makina e tipit “BMW” dhe “Mercedes” me targa të Shkupit.

Jozyrtarisht gjithashtu mësohet se personi i lënduar nga aksidenti është në rrezik për jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat