Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar të dyshuarin në Pejë, ku i njëjti dyshohet se në vazhdimësi ka blerë lopë dhe viça të vjedhura dhe të njëjtat i ka prerë ku mishin e ka shitur në tregun e Pejës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Azem Bejta” ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet për 48 orë në qendrën e mbajtjes.