Pasi humbi gjithçka në lloto, 44-vjeçari i jep fund jetës

Kronikë e zezë

Pasi humbi gjithçka në lloto, 44-vjeçari i jep fund jetës

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Cërrik. Një 44-vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Është mësuar se viktima është Arens Tabaku, baba i dy fëmijëve. Ai i ka dhënë fund jetës duke u hedhur godinën e ish-uzinës së naftës në Cërrik, ku punonte si roje.

 Arsyeja që 44-vjeçari është vetëvrarë mësohet se ka qenë humbja e pasurisë në lloto sporti. Shkak për këtë është bërë humbja e Belgjikës me Francën, pasi ai kishte humbur të gjitha kursimet e familjes në lloto.

Viktima nën presion psikologjik i ka dhënë fund jetës duke lënë kështu edhe një letër ndjese familjarëve për atë që do kryente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat