Aksident me dy të lënduar në magjistralen Prizren-Gjakovë

Kronikë e zezë

Aksident me dy të lënduar në magjistralen Prizren-Gjakovë

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 19:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Para disa minutash ka ndodhur një aksident komunikacioni në magjistralen Prizren-Gjakovë.

Sipas lexuesve të Indeksonline, të cilët kanë dërguar fotografi, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë, dhe si pasojë janë lënduar dy persona.

Policia pas marrjes së informatës ka dal menjëherë në vendin e aksidentit dhe po rregullon komunikacionin.

Raportohet se nga aksidentit janë shkaktuar kolona të gjata më shumë se 10 kilometra.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat