Vjen nga Italia për pushime në Durrës, bie nga shkallët e vdes i moshuari

Kronikë e zezë

Vjen nga Italia për pushime në Durrës, bie nga shkallët e vdes i moshuari

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 09:22
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës.

Një i moshuar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga shkallët e një pallati në lagjen nr. 1 në Durrës pranë Brrylit.

Burime të afërta thanë se i moshuari jetonte në Itali dhe kishte ardhur para 3 ditësh pranë familjes së vajzës për pushimenë Durrës.

Të njëjtat burime thanë se ai zgjohej herët dhe dilte për ecje mëngjesi. 

I moshuari me origjinë nga Korça dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e pallatit dhe u gjet pa jetë në oborrin e pallatit pranë godinës së universitetit.

Po sot herët në mëngjes, ai kishte përcjellë familjet e djemve në Itali pasi kaluan disa ditë pushime në Shqipëri. Trupi u dërgua në morg për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, ndërsa policia nisi hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat