Dy aksidente në Dibër, një i moshuar humb jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Dy aksidente në Dibër, një i moshuar humb jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Dy aksidente kanë ndodhur këtë të enjte në Dibër e për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Incidenti i parë ka ndodhur në aksin rrugor Shupenzë- Peshkopi, ku një furgon ka goditur një kalimtar të moshës 70 vjeçare, duke e lënë të vdekur në vend. Policia e ka identifikuar viktimës si shtetasin me inicialet I.B

Aksidenti i dytë ka ndodhur në Maqellarë, ku një tjetër makinë ka goditur një këmbësor i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia e Dibrës i është lutur drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e lejuara të shpejtësisë. Këtë të enjte në Dibër ka rënë një sasi e madhe shiu, duke e rritur edhe më shumë mundësinë për aksidente.

Informacion paraprak

Në aksin rrugorë Shupenzë-Peshkopi, pranë fshatit Vojnik, shtetasi J.K, duke drejtuar automjetin tip furgon ka përplasur këmbësorin shtetasin I.B. rreth 70 vjeç i cili ka humbur jetën.

Pranë fshatit Grezhdan, Maqellarë, shtetasi E.P, duke drejtuar automjetin tip Benz, ka përplasur këmbësorin shtetasin A.I, i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidenteve të jetë lagështia në rrugë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna në orët e fundit.

Grupet hetimore ndodhen në dy vend ngjarjet ku kanë ndodhur aksidentet dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të tyre.

Policia e Dibrës ju lutet të gjithë drejtuesëve të automjeteve të repektojnë normat e shpejtësisë dhe rregullat e qarkullimit rrugor, të mos bëhen burim aksidenti për veten e tyre dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat