Sherr me thika në Tiranë, viktima në spital, autori në arrati

Kronikë e zezë

Sherr me thika në Tiranë, viktima në spital, autori në arrati

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 19:50
Foto ilustrim

Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri me thikë.

Ngjarja ndodhi dje në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se R. K., 19 vjeç, banues në Paskuqan, ka plagosur me thikë S. B., i cili pas ngjarjes është transportuar me urgjencë për në spital, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, pak pas krimit autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 01. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R. K., vjeç 19, banues në Paskuqan, pasi në rrugën “Jordan Misja”, ka plagosur me thikë, shtetasin S. B., vjeç 23, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e shtetasit R. K. Nenet 76, 22 dhe 279  të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat