Aksident në Ferizaj, pesë të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Ferizaj, pesë të lënduar

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 09:41
Ilustrim

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot rreth orës 01:30 në rrugën Shtime- Ferizaj. Nga ky aksident janë lënduar 5 persona.

Lajmin për kallxo e ka konfirmuar nënkoloneli i Policisë Rajonale të Ferizajt, Basri Shabani.

Sipas tij aksidenti ka ardhur si pasojë e kyçje së pasigurt të njërës nga automjetet e përfshira në aksident.

“Aksidenti ka ndodhur ne rrugën Ferizaj-Shtime rreth orës 01:30, me ku përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, prej tyre dy janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë. Në aksident janë të përfshira tre automjete, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasoj e kyçjes së pasigurt të njërës nga automjetet e përfshira në aksident” ka thënë Shabani.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme 6 persona kanë mbetur të vdekur nga aksidentet në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat