Aksident i rëndë në Milot

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Milot

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 16:48
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Milot.

Dy makina, një ‘Benz’ dhe një ‘Audi’ janë përplasur ‘kokë më kokë’, duke shkaktuar të paktën dy persona të plagosur rëndë, raportojnë mediat e Shqipërisë.

Burime nga policia thanë se dyshohet se shkak për aksidentin është bërë devijimi i njërës prej makinave, që ka dalë në korsinë e kundërt.

Uniformat blu kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat