Kanosen dhe sulmohen policët

Kronikë e zezë

Kanosen dhe sulmohen policët

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 10:32
Ilustrim

Zyrtarët policor pothuajse çdo ditë përballen me sulme fizike nga qytetarë. Vetëm dje janë raportuar tri raste të sulmeve ndaj policëve.

Një rast ka ndodhur në Prizren ku një i dyshuar në një pikë kontrolli të veturave duke mos i respektuar urdhrat,  ka sulmuar fizikisht dy zyrtar policor ku njëri prej tyre ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Rasti tjetër ka ndodhur në Istog ku siç raportohet i dyshuari  kishte penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në Prokurori në Pejë, pas dëgjimit te prokurori i njëjti ka urdhëruar që i dyshuari të  lirohet  në procedurë të rregullt.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë ku në një pikë të  kontrollit kanë ndaluar një veturë dhe gjatë shqiptimit te tiketës dy dyshuar  nën ndikim të  alkoolit e kanë sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër te prokurorit dërgohen në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat