Durrës, vodhi 2 kg flori, arrestohet 22-vjeçari

Kronikë e zezë

Durrës, vodhi 2 kg flori, arrestohet 22-vjeçari

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 13:37
Ilustrim

Policia e Durrësit ka zbardhur vjedhjen e një argjendarie të ndodhur në prill të këtij viti, duke vënë në pranga dhe autorin.

Robert Hasmuça, 22 vjeç, si autor i dyshuar i vjedhjes është vënë në pranga në Tiranë, teksa është zbuluar me metodat speciale të hetimit, në sajë të operacionit të koduar “Argjendaria”. Në argjendarinë në bulevardin kryesor të Durrësit u vodhën rreth 5.6 milionë lekë.

“Uniformat blu kanë ekzekutuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në ngarkim të shtetasit Hasmuça, i cili në bashkëpunim me një shtetas tjetër ( vijon puna për identifikimin e plotë të tij), në lagjen Nr.4 kanë vjedhur me dhunë një argjendari ku kanë marrë rreth 2 kg flori me vlerë rreth 5.6 milionë lekë”, thotë policia e Durrësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë ” në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat