Në Lladrovc të Malishevës gjendet një 57 vjeçar i vrarë

Kronikë e zezë

Në Lladrovc të Malishevës gjendet një 57 vjeçar i vrarë

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

Sot në ora 09:30 stacioni policor në Malishevë ka pranuar informacion se në fshatin Lladrovc në rrugë gjendet një veturë në të cilën dyshohet se është një person pa shenja jete.

Menjëherë policia me të gjitha njësitë relevante ka shkuar në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës S.B . 57 vjeçar kosovar/shqiptar.

Nga hetimet fillestare dyshohet për vrasje. Hetimet e drejtorisë rajonale të policisë në Gjakovë në bashkëpunim me prokurorinë themelore në Gjakovë, në mënyrë intensive po punojnë në hetimin dhe ndriçimin e këtij rasti.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat