Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 03:00 në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë. Një person i moshës 54 vjeçare me inicialet B.I është vrarë nga persona të dyshuar me armë zjarri.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 03:00 në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë. Një person i moshës 54 vjeçare me inicialet B.I është vrarë nga persona të dyshuar me armë zjarri.
Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka treguar se është hapur rasti si vepër penale “Vrasje e Rëndë.
“Sot rreth orës 03:00 ne stacionin policor te Fushe Kosovës eshte hapur një rast vrasje e rende. Rasti ka ndodhur ne rrugën Nena Terezë ne Fushe Kosove, ku një person B.I 54 vjec, nga persona te dyshuar është plagosur me arme zjarri dhe i njëjti pas transportimit ne QKUK ka nderruar jete. trupi i pajete i viktimës me urdhër te prokurorit është dërguar ne Institutin e Mjekësisë Ligjore per obduksion, ndërkohe qe hetuesit policor janë duke punuar për ndriçimin e te gjitha rrethanave qe kane te bëjnë me rastin”, ka thënë zëdhënësja e Policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.