Vjedhje në filialin e një banke në Fushë-Kosovë

Kronikë e zezë

Vjedhje në filialin e një banke në Fushë-Kosovë

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 10:35
Ilustrim

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit në Fushë-Kosovë.

Sipas Policisë, rasti është raportuar dje në ora 02:49.

Është raportuar se persona të panjohur e të dyshuar kanë depërtuar brenda objektit të një filiali bankar dhe me forcë kanë hapur kasafortën.

Sipas Policisë, të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat