Arrestohet një 18-vjeçar në Fier, i gjendet kanabis dhe një armë pa leje

Kronikë e zezë

Arrestohet një 18-vjeçar në Fier, i gjendet kanabis dhe një armë pa leje

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 11:14
Policia bën të ditur se personi i arrestuar është shtetasi Markos Berberaj

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 18-vjeçar, të cilit i janë gjetur 30 doza hashash dhe një armë gjahu pa leje.

Policia bën të ditur se personi i arrestuar është shtetasi Markos Berberaj, 18 vjeç, banues në Patos.

Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të banesës së tij, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 30 dozash lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, si dhe një armë gjahu pa leje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat