Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Llaush të Skenderajt

Kronikë e zezë

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Llaush të Skenderajt

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 16:38
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga një aksident mes 3 veturave, kanë mbetur të lënduar 6 persona.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë në fshatin Llaush të Skenderajt, dje. Shtetasit shqiptar 2 meshkuj dhe 4 femra u dërguan në Spitalin e Mitrovicës.

“Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes tri veturave. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar dy meshkuj dhe katër femra që të gjithë K-shqiptare. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Mitrovicë. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat