69 vjeçari humb jetën në Liqenin e Mitrovicës

Kronikë e zezë

69 vjeçari humb jetën në Liqenin e Mitrovicës

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 17:43
Liqeni i Mitrovicës

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar lajmin duke thënë se Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Sipas tij , viktima me inicialet S.J, është nxjerrë nga uji prej disa kalimtarëve të rastit të cilët e kanë dërguar në spital, ku më vonë është konfirmuar vdekja e tij.

Kjo është vdekja e dytë në Liqenin akumulues në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat